Mirë se vini te ndërmarrja prodhuese dhe ndërtimore Fortesa - Korishë Prizren

Ndërmarrja

Fortesa

Ndërmarrja

Ndërmarrja për prodhimin e elementeve nga betoni ‘Fortesa’ me seli në Korishë të Prizrenit është një ndër ndërmarrjet e rralla e cila bën prodhimin e një numri të konsiderueshëm të elementeve nga betoni ku gjithmonë ka parasysh cilësinë dhe qëndrueshmërinë e këtyre elementeve, tipar ky i cili karakterizon ndërmarrjen ‘Fortesa’, e cila mbas vete ka një traditë të suksesshme të punës si dhe një staf të përkushtuar, që së bashku ofrojnë prodhime të klasës së parë

Ndërmarrja Fortesa gjithmonë i ka qëndruar besnike kërkesave të konsumatorëve sa i përket korrektësisë dhe përgjegjësisë, duke i ofruar atyre gjithmonë prodhime të zgjedhura dhe cilësore për plotësimin e kërkesave të tyre, kështu që ‘Fortesa’ ka fituar besimin e klientëve të saj si ndërmarrje e përgjegjshme dhe me perspektivë të suksesshme.

Shiko foto galerinë

Stafi

Xhemal Kabashi

Pronarë

Mob: 044 140 114

Sami Kabashi
Drejtor (Bashkpronarë)

Mob: 044 171 952

Bujar Kabashi

Menaxher (Bashkpronarë)

Mob: 044 183 797

Valon Hetemi

Ing Dpl i Ndërtimtarisë

Mob: 044 264 068

Fitim Kabashi

Sektori i prodhimit

Mob: 044 217 259

Salajdin Kabashi

Sektori i transportit

Mob: 044 129 560

Urim Kabashi

Menagjer i shitjes

Mob: 044 217 560

Historiku

Ndërmarrja për prodhimin e elementeve nga betoni ‘Fortesa’ ka një traditë të pasur pune dhe suksesi gjatë viteve të kaluara që kanë rezultuar me një ngritje dhe zgjerim të vazhdueshëm të ndërmarrjes.

Duke filluar punën si ndërmarrje e vogël prodhuese qysh në vitin 1989, Fortesa filloi së pari aktivitetin e vet kryesisht në prodhimin e blloqeve nga betoni me një cilësi të lartë, pasi që prodhimi i tyre në atë kohë ishte i rrallë dhe i kufizuar. Ndërmarrja fillimisht kishte punëtorë krahu, dhe e gjithë puna bëhej me fuqi njerëzore, proces ky që ishte shumë i ngadalshëm dhe i mundimshëm, por mbi të gjitha ishte stimulim dhe shtytje për ngritjen dhe përparimin e ndërmarrjes. Me kalimin e viteve ndërmarrja zgjerohet edhe më shumë në hapësirë, si dhe pason zgjerimi i veprimtarisë dhe prodhimit. Ndërmarrja Fortesa pas përfundimit të luftës filloi edhe prodhimin e elementeve tjera nga betoni  siç janë kubëzat e betonit të disa modeleve dhe ngjyrave të ndryshme.

Me kalimin e kohës dhe ngritjes së ndërmarrjes, Fortesa rrit numrin e punëtorëve, avancon teknologjinë, dhe zgjeron hapësirën e punës në 20.000 m2 si rezultat i suksesit në punë. Tani kjo ndërmarrje është duke punuar me një kapacitet të plotë të punës, dhe gjithmonë është duke inkuadruar teknologji të re për punë dhe staf të kualifikuar për të ju përgjigjur kërkesave të konsumatorëve.

Prodhimet e ndërmarrjes Fortesa janë vazhdimisht nën mbikëqyrje të institutit për ndërtimtari të Kosovës.

Disa fotografi

Katalogu i produkteve
Fortesa Beton Shkarko katalogun
Shkarko katalogun ku mund ti gjeni të gjitha produktet tona
Rreth nesh

Ndërmarrja për prodhimin e elementeve nga betoni ‘Fortesa’ me seli në Korishë të Prizrenit është një ndër ndërmarrjet e rralla e cila bën prodhimin e një numri të....

Shiko më shumë

Bëjmë prodhimin e elementeve nga betoni me cilësi të lartë. Këtu ju mund ti shikoni të gjitha produktet tona

Produktet tona