Shërbimet e ndërmarrjes Fortesa
Përveç prodhimit të elementeve nga betoni, ndërmarrja ‘Fortesa’ ju ofron një spektër të ndryshëm shërbimesh në kuadër të ndërmarrjes. Këto shërbime i kemi paraqitur në këtë faqe dhe nën faqet tjera.
Ndërtimi i ulët
Transporti
Siç u tha edhe më herët, ndërmarrja Fortesa ofron edhe shërbime ndërtimi të ulët. Si rezultat i punës së suksesshme në disa qendra të vendit, është rritur kërkesa e klientëve për ndërtime të tilla edhe në shumë vende tjera.
Ndërmarrja Fortesa bën rregullimi, përgatitjen dhe shtruarjen e rrugëve me kubëza të betonit, po ashtu parkingjeve trotuareve dhe ambienteve tjera publike dhe private.
Po ashtu ndërmarrja Fortesa është e licencuar edhe për ndërtime të ndryshme publike dhe industriale, duke përfshirë këtu ndërtimin e rrugëve, autostradave, aeroporteve, si dhe ambienteve sportive.
Ndërmarrja jonë posedon staf të kualifikuar për kryerjen e të gjitha shërbimeve të lartëcekura.
Ndërmarrja Fortesa përveç prodhimit dhe ndërtimit, ofron edhe shërbime transporti të materialeve të cilat i prodhon, deri në pikën ku janë duke u kryer punimet, përmes kamionëve të shumtë transportues të cilët i posedon ndërmarrja Fortesa.
Ndërmarrja Fortesa po ashtu posedon edhe ngarkues të ndryshëm të cilët mundësojnë lehtësimin e ngarkimit dhe shkarkimit të materialeve, ndërsa edhe kamionët kanë ngarkues-shkarkues të integruar për manipulim të lehtë në çdo zonë apo fushndërtimi.
Ndërmarrja posedon vozitësit e saj për kategoritë e lartcekura, ndërsa posedon edhe një numër të madh kamionësh transportues me kapacitete të ndryshme ngarkuese, si dhe posedon edhe makinerinë përcjellëse për ngarkimin apo shkarkimin e këtyre materialeve në vende të ndryshme.